Shumica e vendeve evropiane kanë planifikuar dhe vendosur që të mbyllen deri në fillim të vitit 2021, kjo pasi numri i rasteve në shumë vende të njohura ka shënuar rritje të madhe.
Edhe Kosova ka pasur një numër të madh të rasteve, mirëpo tre ditët e fundit lakorja e të infektuarve me Covid-19 ka filluar të bie dhe numri i të shëruarve po rritet.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar masa të reja, varësisht prej numrit të rasteve.
“Situata epidemilogjike analizohet në baza të rregullta dhe në varësi sesa është numri i të infektuarve dhe se sa është numri i të shtrirëve në spital dhe cilat janë projeksionet edhe mund të propozohen masa të reja. Duke u bazuar në situatën aktuale epidemiologjike në dy javët e fundit kemi stagnim të rritjes së virusit pra nuk ka përhapje eksponenciale si pasojë e masave të ndërmarra dhe zbatimit të kontrollit të qytetarëve dhe institucionit të ekzekutive. Këto masa mendojmë se patjetër duhet të vazhdojnë me një intensitet të shtuar për të pasur efektin ulje të lakores epidemiologjike e cila po ndodh ditëve të fundit”, tha Zemaj, transmeton Gazeta Metro.
E ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Valbon Krasniqi i ka siguruar deputetët se ShSKUK-ja asnjë ditë nuk ka mbetur pa oksigjen dhe se kjo situatë do të përmirësohet.






















