Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu priti në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, përcjell InLajmi.
Në këtë takim u diskutua për progresin në hartimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, e cila do të mundësojë shkëmbim më të mirë të përvojave, si dhe bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Nga të dy palët kjo marrëveshje po cilësohet si një kapitull i ri në marrëdhëniet bilaterale dhe që do të ofrojë mundësinë e ngritjes së kapaciteteve të agjencive të zbatimit të ligjit.
Ministri Veliu së bashku me ambasadorin Sakar theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira që këto dy shtete i kultivojnë që një kohë të gjatë si dhe diskutuan për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19./InLajmi/