Lideri i Shumicës së Senatit, Mitch McConnell, për herë të parë pranoi fitoren e Joe Biden dhe iu referua atij si president i zgjedhur, 6 javë pas ditës së zgjedhjeve dhe refuzimit të vazhdueshëm të Presidentit Donald Trump për të pranuar humbjen, transmeton InLajmi.

“Kolegji elektoral ka folur. Sot unë dua të përgëzoj Presidentin e zgjedhur Joe Biden”, tha McConnell.
Komentet e McConnell janë domethënëse duke pasur parasysh se shumë republikanë të Senatit ende nuk do ta njihnin fitoren e Biden, edhe pasi të hënën në mbrëmje Kolegji Zgjedhor e bëri zyrtare fitoren.


Demokratët kanë kritikuar refuzimin e republikanëve për të pranuar rezultatin e Zgjedhjeve.
“Fakti që u deshën 6 javë që kolegët e mi të njohin realitetin dhe të ndalojnë minimin e procesit tonë demokratik është i trishtuar dhe zhgënjyes”, tha senatori demokrat, Dik Durbin.
McConnell, një republikan i Kentakit, i bëri komentet pasi lavdëroi presidencën Trump, duke e përgëzuar atë për punën e mirë./InLajmi/



















