Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar vlerësimin nga Jeta Xharra, e cila vlerëson përmbushjen e zotimeve elektorale të tij, shpalljen e komunës së Drenasit si më e mira për performancë, duke shtuar se ai ka vijuar traditën e shkëlqyer të Fehmi e Xhevë Lladrovcit të njohur gjatë luftës çlirimtare, përcjell InLajmi.
Lladrovci në postimin e tij, ka cekur se ky vlerësim i Jeta Xharrës, nuk iu ka pëlqyer disa qarqeve që bëjnë “hesape pa hanxhiun”, pa cekur se cilat janë ato qarqe, me mesazhin se “për disa, në politikë, nuk i mjafton të ketë vetëm letërnjoftim e numër personal.
Postimi i plotë i tij:
“Falënderoj Jeta Xharrën për vlerësimin objektiv të punës në Drenas. Ky deklarim i saj, ka nxitur reagim te disa qarqe që bëjnë hesape pa hanxhiun. Porosi për ata që nuk i donë të arriturat në Drenas: Për disa, në politikë, nuk i mjafton të ketë vetëm letërnjoftim e numër personal”./InLajmi/