Dyshohet se ata mund të kenë dalë në territorin e Serbisë për shkak të mjegullës së dendur.
Asambleisti i komunës së Podujevës Blerim Maqastena dhe Berat Mexhuani, janë arrestuar të shtunën në afërsi të fshatit Mirovc – Merdare.
Por, njëri nga ta është liruar.
Bëhet fjalë Berat Mexhuanin, i cili është liruar nga policia serbe.
Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar komandanti i Stacionit të Policisë në Podujevë Isak Ejupi.

“Po, Berat Mexhuani është liruar, kurse Blerim Maqastena ka mbetur në paraburgim prej 30 ditësh”.
Klan Kosova mëson se arsyeja e arrestimit është se Blerim Maqastenës, i është gjetur një armë zjarri me leje të Kosovës.