Shkollat, dyqanet jo-thelbësore, muzetë dhe palestrat janë mbyllura të gjitha.

Shkollat fillore dhe të mesme do të kalojnë në mësimin në distancë dhe njerëzve u rekomandohet që të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.
Sipas zyrtarëve bllokimi u bë më herët për të shmangur blerjet nëpër dyqane.
Por radhët u krijuan të hënën pasdite në dyqane, muze dhe madje edhe kafene që shesin kanabis ndërsa njerëzit u përpoqën të shmangin bllokimin.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, bëri njoftimin të hënën në një fjalim televiziv teksa në rrugë kishte protestues.
“Holanda për pesë javë po shkon në bllokim” tha ai, shkruan Euronews.
“Realiteti është se ky nuk është një grip i pafajshëm siç mendojnë disa njerëz – si demonstruesit jashtë. Por një virus që mund t’i godasë të gjithë fort.”





















