Dua Lipa është ndër këngëtaret më të mira dhe më të popullarizuara momentalisht në botë., shkruan InLajmi.
Edhe përkundër punës voluminoze të realizuar gjatë këtij viti, Dua Lipa nuk po ndalet dhe tani ka përfunduar xhirimet e klipit të saj të fundit, të titulluar “Love Again”.
Gjatë karrierës së saj 5 vjeçare, ajo u nominua për 205 çmime teksa fitoi 65 prej tyre deri tani.
Disa nga çmimet e fituara nga Dua këtë vit ishin, “Favorite Song” në AMAs, “Powerhouse Award” në Billboard Women in Music, “Winning Songs” në BMI London Awards, “Best Female”, “Best British Act”, “Best British Artist” në Global Awards, e shumë të tjerë./InLajmi/