Aktori Astrit Kabashi ka reaguar ndaj lajmit se Burgu i Gurrakocit do të rrënohet nga Komuna e Istogut, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se kjo ndërtesë është dëshmi e burgosjes dhe maltretimit të mijëra shqiptarëve.
Postimi i plotë i tij:
“Ky eshte burgu i Gurrakocit, nje burg i tmerrshem i ish regjimit, ne kete burg jane burgosur e maltretuar me mijera shqipetar para dhe gjate luftes, perfshi ketu edhe vllau im dhe djali i axhes Burimi e shume qytetar te komunes se Istogut! Komuna paska vendos me e rrenu, ky eshte nje gabim i madh. Ne Prishtine nuk u rrenua burgu, por u kthye ne muze, njejte duhet te ndodhe edhe me fatin e kesaj ndertese! Nese nuk dini cfare te beni, te pakten mos rrenoni! Mendoni me shume per vende te reja te punes”./InLajmi/