Qeveria shqiptare ndan pension për familjen e Klodian Rasha

0
SHPERNDARJE
15
PAMJE

Largimi i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj nuk ishte e vetmja masë e Qeverisë së Shqipërisë për shkak të vrasjes së qytetarit Klodian Rasha.

Nëpërmjet dy vendimeve të miratuara, më 11 dhjetor dhe të mbajtura të fshehta, Këshilli i Ministrave ka aprovuar për familjen Rasha, përkatësisht kryefamiljarin Qazim Rasha, një pension mujor prej 96 mijë lekësh (775 euro).

Akti i parë i qeverisë është ai normativ, i cili ndryshoi ligjin për sigurimet shoqërore, ku parashikon shpërblimin për familjet që humbasin një pjesëtar aksidentalisht nga forcat ligjzbatuese.

“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social”, thuhet në amandametin e ligjit përkatës.

Klodian Rasha u vra, orët e para të datës 8 dhjetor, nga një punonjës i Policisë së Shtetit, ngjarje kjo që ka shkaktuar indinjatë dhe protesta, njofton të hënën A2news.

Protestat kanë vazhduar edhe sot në shumë qytete të Shqipërisë.

Të ngjajshme Postime

Postimi tjetër

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.