Deputeti i LDK-së Ismet Beqiri është shprehur i ashpër me disa nga ardhjet e viteve të fundit në LDK.
Beqiri në “Debat Plus” thotë se ata kanë ardhur në LDK vetëm për të përfituar poste qeveritare.
“Ka të tillë që në LDK vijnë veç për poste. Me bo veç me ja u prishë “tymin e duhanit” një minutë në parti nuk qëndrojnë”
Deputeti i LDK-së thotë se ai edhe kur nuk ka qenë mirë në parti ka ulur kokën për të respektuar elektoratin ndërsa sipas tij Vjosa Osmani ka gabuar që është distancuar nga partia.
Beqiri është pyetur edhe për ish-deputetët e LDD-së që u kthyen në LDK.