Gjykata Speciale ka caktuar konferencën e tretë statutore në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.
Data për mbajtjen e konferencës së tretë statutore është caktuar për 14 dhjetor, nga ora 15:00.
Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk kishte nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me krime të pretenduara lufte në Kosovë.
Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja.
Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi