Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj “shpërtheu” një javë më parë ku sulmoi keq PDK-në, duke thënë se populli e shau, pasi bëri koalicion me “hajnat e PRONTO-s”, deklaratë që ngjalli jo pak reagime nga partia që aktualisht drejtohet nga Enver Hoxhaj.
Për këtë deklaratë të Haraidnaj ka folur deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, i cili ka qenë tejet më i butë se shefi i tij i duke thënë se partinë e tij më shumë gjëra e ofrojnë me PDK-në se që e ndajnë.
Ai thotë se kur kihet parasysh interesi për vendin, lihen të gjitha anash.
“Në këtë relacion mund të bëjmë bashkëpunim edhe me PDK-në, dhe PDK t’i thërret mendjes e arsyes dhe të mendoj ndryshe për z.Haradinaj. PDK të jetë e arsyeshme në këtë drejtim, ne jemi njerëz, dhe çdo kush mund ta thotë atë që mendon, më shumë kemi hapësira që na bashkojnë se na ndajnë”, ka thënë Lekaj.