Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencë për media ka folur për gjendjen e pacientëve me koronavirus dhe në të njëjtën kohë ka treguar se a do të hiqen masat kufizuese, transmeton InLajmi.
Zemaj, bëri të ditur se masat kufizuese do të vazhdojnë për shkak të shtimit të numrit të rasteve me koronavirus.
Këto masa patjetër duhet të vazhdojnë për të pasur efekt në numrin e lakores së të infektuarve dhe të vdekjes.
Në zonën e kuqe kemi ndryshime, tani janë vetëm 16 komuna, në të verdhen 9, zonën e gjelbër kanë kaluar 13 komuna. Ftojë qytetarët të jenë të kujdesshëm, secili qytetarët e ka obligim të zbatojë këto masa në interes të ruajtjes të shëndetit. Spitalet janë mbingarkuar, andaj të tregohemi të kujdesshëm.
Po ashtu, Zemaj shtoi se duhet të vazhdojmë të kemi kujdes të shtuar duke mbajtur maskën dhe distancën.
Ftojë qytetarët të jenë të kujdesshëm, secili qytetarët e ka obligim të zbatojë këto masa në interes të ruajtjes të shëndetit. Spitalet janë mbingarkuar, andaj të tregohemi të kujdesshëm./InLajmi/