Vrasja e 25 vjeçarit në Shqipëri ka shkaktuar protesta dhe trazira në qytet. Protestuesit të mllefosur i kanë vënë flakën pemës së Krishtëlindjeve dhe kanë thyer gjëra përreth, përcjell InLajmi.
Pa dëmtime nuk ka shpëtuar as Muzeu Historik Kombëtar i cili është mbyllur përkohësisht.
Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës “Për mbylljen e përkohshme të aktivitetit për publikun të Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit Kombëtar Të Operas, Baletit Dhe Ansamblit Popullor dhe të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme
Në faqen zyrtare të Muzeut Historik Kombëtar kanë njoftuar se tashmë është ngritur edhe Grupi i Emergjencës për të marrë masat për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.
Postimi i plotë nga Muzeu Historik Kombetar:
Në zbatim të Urdhrit të Ministrit të Kulturës “Për mbylljen e përkohshme të aktivitetit për publikun të Muzeut Historik Kombëtar, Teatrit Kombëtar Të Operas, Baletit Dhe Ansamblit Popullor dhe të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë”, për shkak të dëmeve të shkaktuara gjatë protestës së ditës së djeshme, 10 dhjetor 2020, Muzeu Historik Kombëtar do të mbyllet përkohësisht, deri në një njoftim të dytë.
Ju bëjmë me dije se është ngritur Grupi i Emergjencës për të marrë masat e menjëhershme për riparimin e dëmeve të shkaktuara dhe rikthimin në normalitet.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin!InLajmi/