Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për efektivin që vrau 25-vjeçarin, Klodian Rashën.
Ditën e sotme u zhvillua seanca gjyqësore për përcaktimin e masës së sigurisë për efektivin e policisë. Gjykata ka vendosur masën “Arrest me burg” për efektivin e “Shqiponjave”, shtetasin N. H.
2 ditë më parë në orë policore në mesnatë polici i Shqiponjave, N.H qëlloi për vdekje 2 herë të riun Klodian Rasha. Pas kësaj ngjarje një valë protestash ka shpërthyer në Tiranë dhe disa qytete të Shqipërisë, shkruan TCH.
Madje kjo ngjarje ka sjellë edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm, Sandër Lleshaj që është pranuar nga kryeministri Edi Rama ditën e djeshme. Lleshaj u bë ministri i tretë i brendshëm i larguar nga qeveria Rama në 2 mandate.