Brazilianit Robinho të enjtën i është vërtetuar dënimi me 9 vite burg nga nga Gjykata e Apelit në Itali.
Gjatë kohës sa luante te Milano në vitin 2013, ai kishte përdhunuar seksualisht një vajzë shqiptare, së bashku me një mik të tij.
Avokatët e ish-futbollistit të Real Madridit dhe Manchester Cityt apeluan kanë apeluar vendimin për të shfrytëzuar mundësinë e fundit që të ankohen në Gjykatën e Kasacionit.
Vajza shqiptare atë kohë kishte qenë 22 vjeçare.
Ajo kishte deklaruar se Robinho e ka detyruar të kryejë disa herë marrëdhënie seksuale me forcë, në një garderobë, ku dhe kanë abuzuar me të, transmenton IndeksOnline.
“Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë. Ata janë larguar kur agresorët më dehën dhe më pas unë kam humbur ndjenjat” kishte deklaruar vajza shqiptare.