Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë 2 persona të dyshuar për grabitje, përcjell InLajmi.
Policia njofton se bëhet fjalë për 2 raste të ndara të grabitjeve të cilat kanë ndodhur në fillim të këtij muaji ku dy viktimave femra me forcë u janë grabitur çantat e krahut.
2 të arrestuarit janë 16 vjeçar.
Njoftimi i plotë nga Policia:
Arrestohen dy perona të dyshuar për grabitje
Mbrëmë rreth orës 19:00, njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arrit që të identifikiojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar për grabitje.
Bëhet fjalë për dy raste të ndara të grabitjeve që kanë ndodhur në fillim të këtij muaji (2 dhe 6 dhjetor 2020), në lagje të spitalit, ku dy viktimave (femra) me forcë u janë grabitur çantat e krahut.
Puna e hetuesve policor lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që të arrestojnë dy persona të dyshuar:
- B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së KosovësØ
E.B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.Ø
Aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /InLajmi/