Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, u mbajt takimi mes përfaqësuesve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, përcjell InLajmi.
Kosova ishte e kryesuar nga Lulzim Fushtica, këshilltar i Ministrit të Punëve të Brendshme, kurse delegacioni nga Shqipëria, udhëhiqej nga Drejtoresha e Qendrës së Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, pranë Zyrës së Kryeministrit, Lejdi Dervishi.
Në këtë takim u diskutua për metodat që janë duke përdorur të 2 shtetet sa i përket ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, mundësitë e koordinimit të veprimeve të të 2 vendeve për parandalimin e këtij fenomeni.
Me theks të veçante u diskutua për de-radikalizmin e personave të radikalizuar, qasjen që janë duke përdorur të 2 vendet, në kthimin në jetën normale të këtyre personave dhe risocializimin e tyre, si një ndër metodat esenciale për kthimin e tyre në normalitet./InLajmi/