Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur për familjen Basha nga Komuna e Kamenicës, përcjell InLajmi.
5 familjarë të kësaj familje kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur Dr.Besnik Ibishi, përmes një postimi në Facebook ku u ka shprehur ngushëllime familjarëve.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
E nderuara motra Ardiana Basha, Familja Basha nga Komuna e Kamenices
Une si kolege i juaji, ne emrin tim personal ju shpreh ngushellimet me te sinqerta ne kete dhimbje te madhe per humbjen e me te dashureve , 5 anetareve te familjes suaj.
Zoti ju dhasht durimin e forcen per te perballuar kete sprove kurse per te vdekurit lutemi qe Zoti ti meshiroje e shperbleje me Xhennet.
Familja Basha brenda nje periudhje te shkurter humbi 5 antare te familjes nga Covd 19. /InLajmi/




















