Faqja në internet për tërheqjen e 10% ka rënë nga sistemi menjëherë para se të filloj aplikimi, përcjell InLajmi.
“Kjo faqe nuk mund të arrihet” shkruan në faqen “trusti10.org” kur klikoni në të, arsyeja e rënies së faqes ende nuk dihet.
Aplikimi për tërheqjen e 10% ka filluar nga ora 15:00.
Ndryshe, tërheqja e 10% është një nga masat e rimëkëmbjes ekonomike të miratuar në Kuvendin e Kosovës./InLajmi/