Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, në seancën e sotme parlamentare, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, të krijohet një fond emergjent për strehimoret e viktimave të dhunës në familje, raporton InLajmi.
Deputetja nga Lëvizja Vetëvendosje Saranda Bogujevci ka thënë se të gjitha strehimoret janë në krizë financiare dhe se rrezikojnë të mbyllen si pasojë e mungesës së mbështetjes institucionale.
Urgjentisht duhet të kërkohet krijimi i fondit emergjent për strehimore për viktimat e dhunës në familje. Aktualisht të gjitha strehimoret janë në krizë financiare dhe mund të mbyllen në mungesë të mbështetjes institucionale. Shteti duhet të jetë garanci e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”
Bogujevci poashtu kritikoi edhe qeverinë për mos interesim për të debatuar për këtë temë në Kuvend.
“Ne qeveri nuk kemi, siç po e shihni, përveç ministrit të mirëqenies asnjë prej qeveritarëve nuk i kemi këtu sot. Për fat të keq gjitha këto kërkesa dhe punë do të bëheshin nëse do të kishte adresë politike për t’i zgjidhur”./InLajmi/