Një gazetare është qëlluar për vdekje në Afganistan, viktima e fundit e një sërë vrasjesh në këtë vend.
Malala Maiwand ishte në rrugën e saj për në punë në Jalalabad të enjten kur një burrë i armatosur shtiu me armë zjarri në veturën e saj. Edhe shoferi i saj, Mohammad Tahir, u vra gjithashtu.
Asnjë grup ende s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Vrasja vjen pas një deklarate që nënshkruan NATO dhe BE-ja, e cila dënon vrasjet në Afganistan.
Një zëdhënës i rajonit i tha mediave lokale që vrasësi ka ikur nga vdeni i ngjarjes,shkruan Reuters
Maiwand, gjithashtu edhe një aktiviste, më herët kishte folur për sfidat e grave gazetare në vend, transmenton Klan Kosova.
Nëna e saj, gjithashtu një aktiviste, ishte vrarë nga një person i panjohur pesë vjetë më parë.