Kina raporton numrin më të ulët të rasteve me koronavirus, vëtëm 12 raste aktive, transmeton InLajmi.
12 rastet aktive janë bërë të ditura nga autoritetet kombëtare shëndetësore. Ky numër i rasteve aktive ka qenë nga data 9 dhjetor.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë 11 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.
Ata thanë se një rast i transmetuar lokalisht u raportua në rajonin e Mongolisë së Brendshme.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara COVID-19 në territorin e Kinës tani qëndron në 86,673, ndërsa numri i të vdekurve mbeti i pandryshuar në 4,634, shkruan Reuters.
Kujtojmë se qyteti Wuhan i Kinës ishte vatra e virusit korona që kaploi shumë shpejt të gjithë botën, sidomos tani Evropën./InLajmi/