Rasti i vrasjes së një 25 vjeçari nga polici në Shqipëri ka shkatuar shumë trazira e protesta, shkruan InLajmi.
Mirëpo lidhur me këtë çështje ka ndodhur diçka e pazakonshme ku një pjesëmarrëse në protestën e qytetarëve para kryeministrisë u prezantua si motra e 25 vjeçarit Klodian Rasha. Ajo tha se është kthyer nga Italia vetëm për ngjarjen, ndërkohë që ka shtuar se familjarët kërkojnë vetëm të drejtën e vëllait të saj. Gjë e cila u përgënjeshtrua nga babai i viktimës disa orë më pas.
Ai tha se e tëra kjo një inskenim i cili po i bëhet familjes së tij.
“Shteti të bëjë detyrën që i takon. Jemi popull, kërkojmë drejtësi. Kërkojmë që të gjejmë shpresën tek ligji, tek rregulli. Si djali im jeni edhe ju të gjithë. Ndoshta prindërit e dinë më mirë peshën time. Unë nuk i shërbej asnjë politike, por vetëm familjes time, – tha babai i Klodian Rashës. – Tek familja jam i detyruar të flas për hir të djalit tim që sot e varrosa. Vlerësoni, gjykojeni, shteti të bëjë punën e vet, të japë drejtësinë. Fajtori të shkojë atje ku e meriton. Ajo vajza që u hoq si motra e Klodit nuk është vajza ime. Inskenime mos bëni se kam peshën e barrës së madhe nuk dua më”.
Vajza në fjalë, e cila pretendonte të ishte motra e 25-vjeçarit, mbante në dorë edhe flamurin shqiptar, që ajo tregon se është simbolikë e gjakut të derdhur nga “i vëllai”.
“Kam qenë në Itali dhe jam nisur për ngjarjen. Familja ime kërkon të drejtën, për çfarë është vrarë vëllai im. Vëllai e blinte paketën rreth 20 minuta në këmbë. Probleme nuk ka patur, ai ka qenë djalë i mirë, i rregullt. Ishte i fejuar dhe sivjet prisnim ta martonin, – tha ajo gjatë protestës, para se të zbulohej cila ishte në të vërtetë. – E takova para 6 muajsh. Kur erdha nuk e takova të gjallë, e takova në arkivol. Dua të drejtën e vëllait tim. S’ka patur faj fare, për çfarë e kanë qëlluar. Duhet të qëllonin në ajër, jo në zemër. Flamurin e mbaj për gjakun e vëllait që është derdhur”, – u shpreh ajo./InLajmi/