Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se tentuan ta nxerrin jashtë shtetit një vajzë 3 vjeçare pa lejen e nënës së saj, përcjell InLajmi.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Plemetin të Obiliqit ku të dyshuarit ja kanë marrë nënës vajzën 3 vjeçe dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë shtetit përmes pikës kufitare në Jarinjë, ku edhe janë ndaluar.
Policia e kosovës ka kapur dy të dyshuarit dhe i kanë dorëzuar në stacionin e Obiligjit, kurse vajza i është kthyer nënës së saj.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar-e, pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3 vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar. Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar. Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /InLajmi/