Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, e këngëtari Labinot Tahiri ka dhuruar dy aparatura për peodhimin e oksigjenit Qendrës së Mjeksisë Familjare në Podujevë, përcjell InLajmi.
Tahiri me dorëzim të këtyre dy aparaturave ka uruar edhe kryetarin e ri të Podujevës, Shpejtim Bulliqin.
Ai ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të dhurojë një autoambulancë të re në QKMF-në e Podujevës.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Podujevë, i mirëpritur nga kryetari i nderuar i Podujeves z. Shpëtim Bulliqi, të cilit I’a urova postin e ri të kryetarit.
Ne i dhuruam donacion dy aparatura për prodhimin e OKSIGJENIT.
QKMF-ja në Podujevē dhe mjekët, kanë nevojë edhe për shumë gjera të tjera si: shtretër, mbulesa dhe normalisht një Autoambulancë përshkak se njera ishte e demtuar dhe tjetra e vetme e vjetër.
Ne, vendosem që të ua sigurojmë edhe një Autoambulancē mē të re gjatë kësaj jave.
Kush do që ka mundesi dhuroni edhe në Podujevë edhe në qendra te tjera nēpër Kosovë.
Zoti ju a ruajt familjet.
Labi KOSOVË E SHQIPËRISË./InLajmi/