Komuna e Vushtrrisë ka ndarë rreth 251.000 euro ndihmë ekonomike për bizneset që po përballen me vështirësi si pasojë e koronavirusit, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri i cili ka thënë se nga 596 biznese të cilat kanë aplikuar 513 prej tyre kanë përfituar nga kjo pako.
513 biznese do ju dalin mjetet sapo të procesohen nga Thesari i shtetit
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, të nderuar biznesmen të vyer dhe punëtor vushtrrias
251.150 nga pako ekonomike e Komunës sot është dërguar si ndihmë për sektorin e mikro biznesit në Vushtrri
513 biznese do ju dalin mjetet sapo të procesohen nga Thesari i shtetit
Së bashku do ta mposhtim këtë. /InLajmi/