Shteti i Japonisë të mërkurën shënoi 2.811 raste të reja, duke regjistruar kështu shifrat më të larta që nga fillimi i pandemisë. Përpos këtij rekordi gjatë kësaj përiudhe u diagnostifikuan poashtu shumë persona me simptoma serioze të sëmundjes Covid-19, që ishte 555,përcjell InLajmi
Rritjën e numrit të rasteve në nivel kombëtar, ekspertët po e cilësojnë si valë të tretë, vetëm në Tokio të mërkurën regjistroi 572 raste të reja, që është shifra e dytë më e lartë prej fillimit të pandemisë.
Rekordi i mëparshëm u shënua të shtunën më 584 raste për 24 orë. E gjithë kjo ka nxitur qeverinë ta pezullojë një program për nxitjen e turizmit.
Shtimi i rasteve pritet edhe në ditët e ardhshme, kur shumë japonezë kthehen në vendlindjet e tyre për t’i kaluar ditët e pushimit gjatë Vitit të Ri me familjet e tyre.InLajm
