Siç u njoftua se so të zhvillohej dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ashtu dhe ka ndodhur. Pas përfundimit të dilagout mësohet se përsëri nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve, përcjell InLajmi.
Në një njoftim për media, nga Qeveria thonë se takimi është zhvilluar sot dhe aty ka marrë pjesë koordinatori i Kosovës, Skender Hyseni.
Me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot, më 10 dhjetor, në Bruksel takimin e radhës me delegacionin serb.
Si temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastri.
Temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastri. Ky diskutim ishte vazhdimësi e trajtimit të këtyre çështjeve në takimin e kaluar më 29 tetor 2020.
Në njoftim thuhet se edhe pas diskutimeve të gjata përsëri nuk ka pasur përafrim të qëndrimeve.
Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës.




















