Haxhiu për këtë deklaratë vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese, që ka vlerësuar se Gjykata Supreme kishte bërë shkelje kur lejoi numërimin e votave nga jashtë pas afatit të caktuar.
Ajo tha se tani mërgimtarët duhet të vijnë fizikisht në Kosovë nëse duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese.
“Mërgata jonë pikërisht për shkak të këtyre veprimeve të qëllimshme, në zgjedhjet e ardhshme, duhet të vijnë fizikisht ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, me veturë, me autobus ose aeroplan. Deputetët e grupeve tjera parlamentare, mërgatës tonë nuk ua lehtësojnë procedurat e votimit jashtë vendit dhe tani sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, votat me postë të mërgatës nuk numërohen nëse ato mbërrijnë pas afatit, pavarësisht nëse ata i dorëzojnë me kohë zarfet. Nëse në KQZ mbërrijnë me vonesë, pavarësisht që kjo shpesh bëhet qëllimshëm, sipas GJK, ato vota s’do të numërohen!”, njofton Klan Kosova.
“Sipas Gjykatës Kushtetuese, një procedurë ligjore është mbi të drejtën kushtetuese të votës! Është e dhimbshme kur sheh përmbysje të të drejtave kushtetuese nga institucioni që duhet t’i mbrojë ato!”