Policia ka njoftuar se në aksidentin e ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, janë lënduar 2 persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor.
Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale në Prishtinë, ka thënë se sot rreth orës 13:00, në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, ku kanë qenë të përfshira 2 automjete në lëvizje, shkruan IndeksOnline
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.