Më herët u bë e ditur se ish krerët e UÇK-së do të mbajën seancën e radhës me 17 dhjetor ndërsa tani bëhet e ditur se seanca e radhës e ish eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa do të mbahet me 14 dhjetor, përcjell InLajmi.
Nga të gjithë të arrestuarit Mustafia ishte i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale.
Më datën 28 shtator, ai nuk kishte pranuar të deklarohej për akuzat të cilat lidhen me krime lufte në Kosovë.
Ndërsa me 28 tetor ai u deklarua i pafajshëm për 4 akuzat e ngritura ndaj tij./InLajmi/