• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 30 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Kulturë Libri

Poezi e frymëzimit të thellë dhe ideve të qarta

V E nga V E
9 December 2020
në Libri
0 0
0
Poezi e frymëzimit të thellë dhe ideve të qarta
0
SHPERNDARJE
139
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Këto ditë në Shtëpinë Botuese “Fidani” në Prizren, doli nga shtypi libri më i ri “Djepi i dallëndysheve”, poezi për fëmijë, i poetit, gazetarit dhe publicistit tashmë i njohur, për lexuesit në mbarë hapësirën gjeografike shqiptare, Skënder Zogaj.

Sikur edhe në katër librat tjerë me poezi për fëmijë; “Mermë vëlla përdore” (1994), “Adresa e dallëndyshes” (1999), “Puthjet e puhisë” (2007) dhe “Principata ime” (2017), edhe në këtë libër, “Djepi i dallëndysheve”, autori lexuesve të vegjël u sjell, poezi të frymezimit të thellë dhe të ideve të qarta, të ndarë në tre kapituj; Një gjysh e një gjyshe me shumë dallëndyshe, fjalët e plakut rreth oxhakut, natyra – ujëvarë me mijëra Lyra.

“Skënder Zogaj mbetet mik i pandashëm i të vegjëlve, i cili në varësi me motivet që i trajton, di të jetë i ylbertë, skofiar e gojëmbël, por nga ana tjetër, nuk mungojnë edhe intonimet e një këngëtimi burrëror. Kjo dukuri strukturale dhe estetike e këngës së tij, e sforcon te të vegjëlit besueshmërinë ndaj fjalës së thënë të poetit!… Autori, edhe në këtë libër mendon e vepron fëmijërisht, duke u bërë pjesë përbërëse e preokupimeve të gjithëmbarshme të tyre, thellësisht I mishëruar me dëshirat, ëndrrat, shpresat, gëzimet, por edhe bashkëmbendimtar i vendosur në fushatën e mbrojtjes së të drejtave, duke ua bërë të ditur të rriturve, se fëmijët nuk janë kukulla që vendosen në një kënd ku duhet të qëndrojnë heshtur, derisa të rriturit të vendosin ndryshe”, – shkruan mes tjerash në parathëninen e librit, botuesi Prof. Berat Batiu.

Ndërkaq, shkrimtari dhe kritiku i madh i letrave shqipe, që ndërroi jetë para pak pak kohësh, Ramadan Musliu, shkruan: “Edhe në vëllimin më të ri me poezi për më të vegjlit, “Djepi i dallëndysheve”, Skënder Zogaj vetëm sa përforcon tiparet e shfaqura në librat e tij të mëhershëm: dialogimin e fëmijës me ambientin, natyrën dhe njerëzit rreth vetes, vështrimin e realitetit dhe raporteve nga një prizëm me shumë humor të çiltër, perceptimi lirik që shfaq një emocion që shtrihet mbi gjithçka, që është dashuria. Duke e vështruar botën e fëmijës nga ky kënd, ai arrin të ndërtojë një poezi, përkatësisht vargun spontan, dinamikën e lëvizjes që puqet me natyrën e fëmijës për njohje të vazhdueshme të gjërave dhe të jetës, pikëvështrimin që nga bota fëmijërore të nxjerrë pamje dhe imazhe që shquhen për spektrin e gjerë të koloritit. Prandaj, fëmija si protagonist dhe antipodi i tij, përkatësisht antagonist, i rrituri që dialogon me të, shpalojnë një botë të sekreteve, botë që te fëmija vë në lëvizje imagjinatën, kërshërinë për botën dhe njerëzit.

Poezia e këtij libri njëkohësisht anon të jetë së më konkrete, që të përkufizojë hapësirën reale të frekuentimit jo vetëm të fëmijës, por edhe të anëtarëve të familjes, gjyshit si objektivi që sheh dhe rrëfen çdo gjë, me fakte, shenja të realitetit dhe sende konkrete të ambientit real, duke ndërtuar kështu një identitet gjeografik të mjedisit tonë. Si e tillë kjo poezi edhe ndjehet, por edhe perceptohet përmes fakteve reale, gjë që ndodh vetëm me tekstet e arrira artistikisht”, përfundon redaktori i librit R. Musliu.

Të shtojmë se Skënder Zogaj, deri më tani ka botuar 16 libra, Poezi për fëmijë, Poezi për të rritur, Publicistikë, Kritikë letrare dhe Botime të veçanta. Osman GORANCI /InLajmi/

 

Tags: Libri i riPoeziSkender Zogaj
Postimi i mëparshëm

Gjykata Speciale e hedh poshtë kërkesën e Gucatit për lirim me kusht

Postimi tjetër

VV Shqipëri: Të japë dorëheqje Sandër Lleshaj dhe të largohet Ardi Veliu

Të ngjajshme Postime

Nesër në Prizren , fillon festa e librit
Libri

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar
Lajme

Mevludin Hrniq rrëfen tmerrin e Srebrenicës: 80 ditë makth për të mbijetuar

8 July 2025
Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm
Libri

Elena Ferrante, misteri i një gjeniu të padukshëm

3 July 2025
Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!
Libri

Helena Kadare: “Do ta shkruaj një libër për Gjakovën”!

14 June 2025
Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit
Libri

Promovohet libri “Vdekja ma fali Jetën“ i Jona Komonit

29 May 2025
Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!
Libri

Unë dhe “Mitingu i Poezisë”, së bashku qe 60 vite!

28 May 2025
Postimi tjetër
VV Shqipëri: Të japë dorëheqje Sandër Lleshaj dhe të largohet Ardi Veliu

VV Shqipëri: Të japë dorëheqje Sandër Lleshaj dhe të largohet Ardi Veliu

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 30 korrik ndër vite?

30 July 2025
Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

Mënyra e shpejtë e përgatitjes së Sallatës Shef

30 July 2025
Mot me diell dhe vranësira në Kosovë

Mot relativisht të nxehtë, me vranësira të shpeshta

30 July 2025
Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

Marrëdhënia më e lumtur e jetës tënde do të jetë me një burrë që shfaq këto sjellje

30 July 2025
“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

“Dezinformimi dhe manipulimi i informacionit po bëhen sistematike” – Ambasadori francez reagon në lidhje me kërkimin e sotëm në Ujman

29 July 2025
Burrë e grua humbën jetën tragjikisht në Bjeshkët e Junikut, Policia jep detaje

Theret me thikë një person në Lipjan, policia jep detaje

29 July 2025
Nesër në Prizren , fillon festa e librit

Nesër në Prizren , fillon festa e librit

29 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu