Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës ka shkruar një letër të hapur ndaj Institucioneve të Kosovës, përcjell InLajmi.
Në atë letër ata kanë kërkuar nga Qeveria që të largohen kufizimet pasi që nuk ekzistion ndonjë dëshmi që fusha e veprimtarisë së tyre është vatër e infeksionit me koronavirus.


Ata kanë kërkuar që të tregohen më të kujdesshëm në shpërndarjen e mjeteve nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike.
Në letrën e hapur drejtuar Instuticioneve ata kërkuan që të bëhet urgjentisht lirimi i masave për festat e fundvitit dhe që të hiqet interesi banker nga fillimi i periudhës së pandemisë.
Kërkesat e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës:
– Sa më parë që është e mundur të hiqen kufizimet sepse nuk ka dëshmi që kjo fushë e veprimtarisë është vatër e infeksionit me Covid – 19.
– Të jeni të kujdesshëm në shpërndarjen e mjeteve nga ligji për rimëkëmbjen ekonomike, mjetet të shkojnë në veprimtaritë më të atakuara siç është hoteleria dhe turizmi.
– Pas stopimit të kredive nga ana e Qeverisë, kërkojmë që pas fillimit të pagesave të hiqet interesi bankar që nga fillimi i periudhës së pandemisë.
– Të bëhet urgjentisht lirimi i masave për festat e fundvitit, për arsye që mos të bëhet zbrazja e qytetarëve me subvencionimet e shtetit jashtë Kosovës, në mënyrë që sadopak të ndihmohet ekonomia e vendit. /InLajmi/




















