Kryetari i Komunës së Skenderajt ka shpërthyer në lot gjatë një interviste mbi akuzat që i kanë drejtuar atij, përcjell InLajmi.
Jashari në një intervistë të drejtëpërdrejtë për Kanal 10 në mes lotëve ka reaguar mbi komentet negative që ka marrë nga qytetatarët mbi veprimtarinë e tij politike dhe vizitën e Petar Petkoviq në Drenicë.
Ai tha se si është e mundur që njerëzit të jenë kaq negativ dhe të kenë kaq shumë mllef tek ai, duke e ditur kontributin e familjes Jashari dhe të vet atij në skenen politike të Kosovës.
Kryetari i Komunës së Skenderajt ka theksuar se mundi i tij dhe familjes është i pashoq për të mbrojtur interesat e qytetarëve dhe shtetit të tij.
Duke ju referuar vizitës së drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, Bekim Jashari tha se shpreson ta përfundojë agjenden e tij në Kosovë sa më shpejtë.
Ai tha se Petkoviq me anë të kësaj vizite po lëndon plagët tona ende të pashuara dhe kujtimet e varret tona.
Ai i mllefosur iu drejtua liderëve politik duke ju thënë i kritikuar se si është e mundur që ata të jenë më te mirë dhe ta duan më shumë vendin se sa djali i Hamëz Jasharit./InLajmi/