Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se partia e tij nuk të lejojë që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës, përcjell InLajmi.
Ai tha se tani janë të gatshëm të ulen dhë të bisedojnë me secilën parti politike paralamentare që ta tejkalojnë krizën institucionale në vend që të zgjedhet një president dinjitoz i cili e shërben unitit të brendshëm.
Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka thënë se se kushdo që kërkon votat e deputetëve të PDK-së duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë që në atë propozim duhet të jetë i pranishëm edhe kandidati i PDK-së.
Postimi i plotë i tij:
Partia Demokratike e Kosovës nuk shantazhohet dhe as nuk do të lejojë që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës. Jemi të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë me çdo parti politike paralamentare që ta tejkalojmë krizën institucionale në vend dhe ta zgjedhim një president dinjitoz që i shërben unitetit të brendshëm dhe thellon partneritetin me aleatët tonë. Por, PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.
Republika jonë është mbi interesat politike dhe egot personale. Kushdo që kërkon votat e deputetëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë, që në atë propozim e ka brenda edhe kandidatin e PDK-së!
Barrikadimi pas propozimeve individuale, ende pa filluar një diskutim politik ndërmjet partive parlamentare, është i dëmshëm dhe nuk e ndihmon tejkalimin e krizës por vetëm thellimin e saj./InLajmi/