Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë vendim ta lirojë nga detyra e zëvendësministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme Milan Radojeviç, përcjell InLajmi.
Milan Radojeviq u zgjodh kryetar i Mitrovicës së Veriut nga zgjedhjet komunale të cilat u mbajtën në dy komuna të Kosovës me datën 29 nëntor.
Pasi që mori pozitën e re Avdullah Hoti e ka liruar nga detyra e zëvendsministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Pas këtij vendimi Radojeviq është i obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë brenda afatit kohor për 30 ditë që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi./InLajmi/