Shteti i Pensilvanisë ështe një nga shtetet kryesore qe ka pasur rëndësi vëndimtare në rezultatet e zgjedhjeve elektorale të mbajtura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton InLajmi.
Në zgjedhjet kaluara të vitit 2016 fitues në këtë shtet doli Partia Republikane, me Donald Trumpin president në krye, por që në zgjedhjet e mbajtura me datën 3 Nëntor të këtij viti fitues i Pensilvanisë u shpall Partia Demokratike me kandidaturën e Joe Biden.
Donald Trump deklaroi se shteti i Pensilvanisë ishte zonë e fituar nga Republikanët por qe ka pasur manipulime me votat e qytetarëve.
Gjykata e Lartë e SHBA-ve të martën i dha njoftimin për humbje të zgjedhjeve republikanëve qe kerkuan rinumrimin të rreth 2.5 milionë vota duke u përpjekur që ta zhbëjnë humbjën e presidentit të ri Joe Biden, shkruan CNN.
Në zgjedhjet e 3 nëntorit në SHBA një numër jashtëzakonisht i lartë votuan me postë për shkak të shqetësimeve nga përhapja dhe infektimi me koronavirus./InLajmi/