Gjermania ka shënuar ditën me numrin më të lartë të vdekjeve nga COVID-19. 590 viktima humbën jetën në Gjermani brenda 24 orëve, transmeton InLajmi.
Kjo është bërë e ditur nga Instituti Robert Koch. Kjo shifër përbën rritje prej 167 vdekje më shumë se një ditë më parë.
Numri më i lartë i viktimave ishte 487 vdekje për 24 orë i raportuar më 2 dhjetor sipas RKI.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Gjermani tani është 1 milion e 218 mijë e 524 raste dhe 19 mijë e 932 viktima, shkruan CNN.
Gjermania ka treguar se do të bëjë kufizime më të ashpra. Disa shtete gjermane do të shtrëngojnë masat e bllokimit në përpjekje për të marrë situatën nën kontroll./InLajmi/