Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë Jörn Rohde e kanë nënshkruar shërbimin e protokollit për bashkëpunim zhvillimor mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, përcjell InLajmi.
Bajrami ka thënë se falë kësaj marrëveshje të nënshkruar Gjermania i ka dhënë Kosovës 72,1 milionë euro, nga të cilat 34 milionë euro janë grant.
Ministrja ka thënë se nga ky grant do të përfitojnë shumë komuna, kurse 2.8 milionë euro do të përdoren për ndihmë për anëtarësim në BE./InLajmi/