Fisnik Durguti, gazetar dhe autor i emisionit “Arkiva” në Radio Televizionin Publik të Kosovës ka publikuar faturat e shpenzimeve për trajtim të koronavirusit, përcjell InLajmi.
Durguti tha se ka shpenzuar afër 2 mijë euro për vete dhe nënën. Këtë shumë i ka shpenzuar për barna, analiza e oksigjen.
Këtë postim gazetari tha se e ka bërë vetëm për ti treguar përgjegjësve të shtetit se sa kushton një shërim në shtëpi
Po i bëj publike shpenzimet e shërimit nga COVID 19, kryesisht për dy persona, për mua dhe nënën time,(dhe disa analiza të gruas) jo për tjetër por për t’i treguar pergjegjësve të shtetit sa i kushton një familje sherimi në shtëpi dhe cila është ndihma e shtetit për ata që shërohen në shtëpi?
Ai ka kritikuar udhëheqësit e shtetit për neglizhencën ndaj personave të cilët trajtohen në shtëpi
Postimi i plotë i tij:
Po i bëj publike shpenzimet e shërimit nga COVID 19, kryesisht për dy persona, për mua dhe nënën time,(dhe disa analiza të gruas) jo për tjetër por për t’i treguar pergjegjësve të shtetit sa i kushton një familje sherimi në shtëpi dhe cila është ndihma e shtetit për ata që shërohen në shtëpi?
Po, 50 euro për mua dhe 100 euro për nënën nga Shpend Ahmeti, po nga Avullah Hoti? “zero”
Deri sa shpenzimet janë 1.444,70 euro për barna dhe analiza + rreth 400 euro shpenzimet e infermierit, + 50 euro për aparatin e oksigjenit, pra në total rreth 1.890 euro.( ka ende por nuk i kam ruajtur disa fatura)
A e keni mendu se si mundë t’i mbuloje një familje këto shpenzime?
Kur e bëtë ligjin për rimëkëmbje, a e keni menduar këtë kategori që shërohet në shtepi pasi që spitalet janë plotë?./InLajmi/