Kreshnik Gashi, Drejtori i Agjencisë Kosovare të Intelegjencës pritet që të raportoj sot para deputetëve në Komisionin për Mbikqyrjen e AKI-së, përcjell InLajmi.
Kjo mbledhje e thirrur nga Gashi pritet që të mbahet nga ora 10:00.
Drejtori i AKI-së kishte raportuar edhe një javë më parë para anëtarëve të komisionit, mirëpo për shkak të agjendës së ngjeshur dhe angazhimeve ky takim kishte qenë i shkurtër.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha kishte deklaruar se Gashi për shkak të agjendës nuk kishte pasur mundësi t’i përgjigjej pyetjeve të deputetëve, mirëpo një takim të tillë ai kishte thënë se do ta organizonte përsëri.
Kreshnik Gashi në takimin e kaluar kishte raportuar për sigurinë në vend./InLajmi/