Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës pas takimit të mbajtur sot nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi raportimin e drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi lidhur me raportimin e tij për hapjen e kasafortës në zyrën e Presidentit të Kosovës, përcjell InLajmi.
Ata kanë deklaruar se e respëktojnë të gjithë punën e AKI-së e Presidencës dhe se janë për ligjshmërinë e këtyre institucioneve.
Fatmir Xhelili nga PDK-ja, kryetar i Komisionit, tha se kanë diskutuar për temat nga takimi i kaluar, por edhe për atë aktualen, duke ju referuar hapjes së kasafortës.
Xhelili ka thënë se kanë raportuar për rreziqet që i kanosen Kosovës
Ka qenë vazhdim i takimi të kaluar ku është raportuar për sigurinë në vend dhe rreziqet që i kanosen Kosovës, diskutuam për çështjen aktuale.
Ndërsa, Arbër Rexha nga VV, anëtarë i Komisionit, tha se janë për ligjshmërinë të AKI-së dhe Presidencës dhe jo për prishje të imazhit.
S’jemi për prishjen e imazhit ndërkombëtarë të Kosovës, por as të AKI-së dhe Presidencës./InLajmi/