Ekipi futbollistik i Milan së shprejti pritet ta kthej në lojë Zlatan Ibrahimoviq, pasi që është rikuperuar nga dëmtimi i muskujve, problem që e kishte pasur më parë, përcjell InLajmi.
Milan pritet qe Ibrahimoviq ta kthej në ndeshjen e ardhshme kundër Parmas në Serinë A.
Suedezi kishte pësuar dëmtim të muskujve në ndeshjen me Napolin ku Milani kishte dalur fitues, mirëpo që nga ajo kohë ai nuk kishte marrë pjesë më në asnjë ndeshje.
Ibrahimovici i ka shënuar 10 gola në gjashtë ndeshjes të Serie A deri më tani këtë sezon, duke i ndihmuar kuqezinjtë të qëndrojnë në krye të tabelës./InLajmi/