Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Bankës Qendrore të Kosovës dhe Trustit, përcjell InLajmi.
Hoti pas takimit tha se aplikimi për tërheqjen e 10% nga Trusti do të fillojë nga e premtja në ora 15:00
Ai ka thënë se kanë bërë të gjitha përgatitjet teknike derisa ka falenderuar Trustin dhe BQK-në për kryerjen e procedurave teknike.
Të fillojmë zbatimin e Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Falënderoj Trustin dhe BQK-ja për kryerjen e procedurave teknike, në mënyrë që shumë shpejt të fillojë procedurat për tërheqjen e këtyre fondeve”.
Të gjitha përgatitjet janë bërë, të premten në orën 15:00 hapet sistemi për të aplikuar për tërheqjen e mjeteve./InLajmi/