Ish presidenti Behgjet Pacolli ka thënë se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Miroslav Lajcak, përcjell InLajmi.
Zhvillova sot një bisedë telefonike me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me të cilin kemi shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë
Pacolli përmes një postimi në facebook bëri të ditur se Lajcak i ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë.
Dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Zhvillova sot një bisedë telefonike me të Dërguarin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, me të cilin kemi shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë. Dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës. Kjo është zgjidhja e vetme për paqen e qëndrueshme në rajon dhe zhbllokimin e perspektivës euro-atlantike. /InLajmi/