Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një prononcim për media ka hapur edhe çështjen e presidentit, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se pret që gjatë javës së ardhshme do të bisedojnë me partitë politike për çështjen e Presidentit.
Kryemnistri Hoti shtoi se nëse ka gatishmëri për zgjedhjen e presidentit atëherë duhet të gjendet kandidati e nese nuk ka atëherë të ketë zgjedhje.
Nëse ka gatishmëri për të zgjedhur Presidentit, atëherë duhet të bisedojmë për gjetjen e një kandidati, nëse jo atëherë duhet të kemi një dakordim për zgjedhje, është kaq e thjeshtë kjo punë”, tha Hoti.
Kryeministri tha se gjatë javës së ardhshme pritet që buxheti për vitin 2021 të dërgohet në Kuvend. /InLajmi/