Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është duke marrë pjesë në konferencën ‘Progresi dhe sfidat e procesit të njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë’, rapoton InLajmi.
Gjatë kësaj konferenvce ai tha se dhuna seksuale është plagë e rëndë për shoqërinë e Kosovë, dhunë e cila nuk është trajtuar plotësisht. Ai u ka ofruar mbështetje të plotë si nga Qeveria ashtu edhe nga shoqëria dhe instuticionet relevante.
“Kjo dhunë është padyshim plagë e rëndë për të gjithë ne dhe shoqërinë e Kosovës e cila ka mbetur ende e patrajtuar plotësisht. Viktimat e dhunës seksuale e meritojnë mbështetjen e plotë, tonën si Qeveri, por edhe të gjithë shoqërisë dhe institucioneve relevante.”
Poashtu kryeminstri Hoti tha se kanë vendosur edhe strukturen e nevojshme institucionale për njohjen e statusit të viktimave nga dhuna seksuale gjatë luftës.
Ne si shtet dhe shoqëri jemi të përkushtuar për të mbështetjen e viktimave dhe mbi të gjitha për të siguruar drejtësi për ta. Të njëjtit duhet të ndjejnë mbështetjen e shtetit të tyre. Tani kemi vendosur edhe strukturën e nevojshme institucionale për njohjen e statusit të viktimave nga dhuna seksuale gjatë luftës. Gjithashtu kemi ofruar mbështetje edhe në mënyrë buxhetore për të gjitha aktivitetet e parapara nga e komisionit. Jemi të vetëdijshëm që shuma e përcaktuar për statusin e viktimave të luftës është e pamjaftueshme, duke marrë parasysh dhimbjen që kanë kaluar”, tha Hoti/InLajmi/