Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se kush do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të komunës së Gjilanit, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Agim Zuzaku do të jetë kandidati për kryetar komune në Gjilani nga partia që ai e drejton.
Po ashtu, kam kënaqësinë të ju informoj se kandidat për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm, do të jetë Agim Zuzaku.
Ramush Haradinaj tha se duke u bazuar në punën e tij si ish- drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe profesionist i ekonomisë qytetarët e Gjilanit do të ishin me fat nëse Agimi do t’i përfaqësonte ata.
Duke u bazuar në punën e tij si ish-drejtor i Zhvillimit Ekonomik, dhe si profesionist i ekonomisë, them se qytetarët e Gjilanit janë me fat që kanë një kandidat të tillë si Agimi.
Anamorava në përgjithësi, e Gjilani veçmas, janë prekur direkt nga qeverisja e Aleancës.
Postimi i plotë i tij: