Britania e madhe është bërë i pari vend që ka filluar vaksinimin e qytetarëve me vaksinën Pfizer kundës virusit që ka kapluar gjithë botën, koronavirusit, përcjell InLajmi.
Margaret Keenan është 90 vjeçarja e parë që morri dy doza Pzifer sot, e para nga 800.000 doza të vaksinimit që do jepen në Britaninë e madhe gjatë javës së ardhshme.
E moshuara Keenan thotë se ndihet jashtëzakonisht e privilegjuar që është personi i parë që po merr këtë vaksinë dhe këtë e cilëson si dhuratë për ditëlindje e festa të fundvitit.
Javën e ardhshme do të mbushë 91 vjeç. Kjo për mua është dhurata e ditëlindjes.
Ndjehem e privilegjuar që isha personi i parë. Tani do të pres e qetë festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri./InLajmi/
https://www.youtube.com/watch?v=Mhf0e7qNtQU&feature=emb_title